English:

TiRental is a company established in Tirana, Albania, specializing in providing short- and long-term vehicle rentals for both local and foreign clients. Our aim is to offer a safe, comfortable, and reliable travel experience, with a strong focus on service quality, technical maintenance of vehicles, and full transparency with our customers.

TiRental operates based on contemporary standards of insurance and car rental services, ensuring clarity and mutual responsibility through these terms and conditions.

Use and responsibility

The Renter is obligated to use the vehicle in accordance with its intended purpose and in full compliance with the terms of the rental agreement, signed by both parties at the time of establishing the contractual relationship.

The vehicle may not be used for races, for the paid transport of passengers or goods, or for any other purpose that conflicts with the provisions of the rental contract agreed upon by the parties.

Subleasing or operation of the vehicle by unauthorized persons, not expressly approved in writing by the Lessor, is strictly prohibited.

Types of Vehicle Insurance

Full Insurance (covers 100% of below damages)
This alternative insurance is offered in addition to the standard TPL insurance and includes:

  • Damages resulting from road accidents;
  • Theft of the vehicle;
  • Scratches caused while parked due to external factors or other vehicles;
  • Vehicle tires;
  • Side mirrors;
  • Vehicle windows;
  • Roadside assistance.

May require police report depending on the case. Valid only within national territory.

Casco (covers 80% of below damages)
This alternative insurance is offered in addition to the standard TPL insurance and includes:

  • Damages resulting from road accidents;
  • Theft of the vehicle;
  • Fire;
  • Vandalism;
  • Natural disasters;
  • Typically includes roadside assistance.

May require police report depending on the case. Valid only within national territory.

Basic Insurance – TPL (Third Party Liability)
All TiRental vehicles are equipped with basic TPL insurance, which is automatically included at no additional cost to the client.
This insurance covers damages caused to third parties in the event of an accident, but it does not cover damages to the rented vehicle itself or other responsibilities of the renter.

Requires police report and photos as evidence. Valid only within national territory

Procedure in Case of Accident or Damage

The Renter is required to:

  • Immediately notify TiRental in the event of any accident or damage, regardless of its severity;
  • Secure the official police report for every incident. Failure to obtain a police report at the time of the incident may void insurance coverage;
  • Submit all required documents within 5 calendar days from the date of the incident.

Notification must be made through one of TiRental’s official contact channels listed below:

Tel/WhatsApp: 00355 69 478 9157
Email: [email protected]

Failure to comply with these obligations and deadlines may result in exclusion from insurance coverage and the transfer of financial liability to the Renter.

Obligations and Responsibilities of the Renter

  • The Renter bears full responsibility for any damage to parts of the vehicle not covered by insurance, in accordance with the terms of the contract.
  • The Renter is responsible for the correct use of the vehicle, in line with its intended purpose and in compliance with the rental agreement signed between the parties, and for returning the vehicle in proper condition at the end of the rental period.
  • If the vehicle is damaged due to negligence, intentional actions, use under the influence of alcohol or drugs, unauthorized travel on unpaved roads, use outside the agreed contractual terms, or violation of Albanian law, TiRental reserves the right to claim full compensation for all resulting damages.

General Rules

  • The vehicle may not be used outside the territory of the Republic of Albania without prior written authorization from TiRental.
  • Violation of the conditions specified in this contract may result in its immediate termination, retention of the security deposit, and initiation of legal action for compensation against the Renter.
  • The security deposit is required at the start of the rental and will be refunded after the rental period if no damage, contract breach, or outstanding fines are recorded.

TiRental’s Commitment

TiRental remains committed to offering the highest standard of service in the Albanian car rental market. With a carefully selected fleet, a clear insurance policy, and a transparent relationship with clients, we ensure safety, fairness, and mutual protection throughout the entire duration of the rental agreement.

For any questions or further clarification, please contact us at:
[email protected]
00355 69 478 9157


 

Albanian:

TiRental është një kompani e themeluar në Tiranë, Shqipëri, e specializuar në ofrimin e automjeteve me qira për periudha të shkurtra apo të gjata, për klientë vendas dhe të huaj. Ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë të sigurt, të rehatshme dhe të besueshme për çdo udhëtim, duke vendosur në fokus cilësinë e shërbimit, mirëmbajtjen teknike të automjeteve dhe transparencën me klientët tanë.

TiRental operon mbi bazën e standardeve bashkëkohore të sigurimit dhe qirasë së automjeteve, duke garantuar qartësi dhe përgjegjësi të ndërsjellë përmes këtyre termave dhe kushteve.

Përdorimi dhe përgjegjësia

Qiramarrësi është i detyruar të përdorë automjetin në përputhje me qëllimin e parashikuar dhe në respekt të plotë të kushteve të kontratës së qirasë, të nënshkruar nga të dyja palët në momentin e krijimit të marrëdhënies kontraktore.

Automjeti nuk mund të përdoret për gara, për transport pasagjerësh apo mallrash me pagesë, si dhe për asnjë qëllim tjetër që bie ndesh me përcaktimet e kontratës së qirasë të lidhur ndërmjet palëve.

Ndalohet nënqiradhënia ose drejtimi i automjetit nga persona të paautorizuar me shkrim nga Qiradhënësi.

Llojet e sigurimit të automjetit

Siguracioni i Plotë (mbulon 100% të dëmeve të mëposhtme)
Ky sigurim alternativ ofrohet si shtesë ndaj sigurimit bazë TPL dhe përfshin:

  • Dëme nga aksidente rrugore;
  • Vjedhjen e automjetit;
  • Gërvishtje gjatë parkimit të shkaktuara nga faktorë të jashtëm ose mjete të tjera;
  • Gomat e automjetit;
  • Pasqyrat anësore;
  • Xhamat e automjetit;
  • Asistencë rrugore.

Mund të kërkohet raport policie, varësisht nga rasti. Vlefshmëria vetëm brenda territorit kombëtar.

Casco (mbulon 80% të dëmeve të mëposhtme)
Ky sigurim alternativ ofrohet si shtesë ndaj sigurimit bazë TPL dhe përfshin:

  • Dëme nga aksidente rrugore;
  • Vjedhjen e automjetit;
  • Zjarr;
  • Akte vandalizmi;
  • Fatkeqësi natyrore;
  • Zakonisht përfshin asistencë rrugore.

Mund të kërkohet raport policie, varësisht nga rasti. Vlefshmëria vetëm brenda territorit kombëtar.

Sigurimi Bazë – TPL (Third Party Liability)
Të gjitha automjetet e TiRental janë të pajisura me siguracion bazë TPL, i përfshirë automatikisht pa kosto shtesë për klientin.
Ky sigurim mbulon dëmet e shkaktuara palëve të treta në rast aksidenti, por nuk mbulon dëmet ndaj automjetit të marrë me qira apo përgjegjësitë e tjera të qiramarrësit.
Kërkon raport policie dhe foto si prova. Vlefshmëria vetëm brenda territorit kombëtar.

Procedura në rast aksidenti apo dëmtimi

Qiramarrësi është i detyruar të:

  • Njoftojë menjëherë TiRental në rast aksidenti apo dëmtimi, pavarësisht shkallës së tij;
  • Sigurojë raportin zyrtar policor për çdo incident. Mospasja e raportit policor në momentin e ngjarjes mund të çojë në pavlefshmëri të mbulimit të sigurimit;
  • Dorëzojë të gjithë dokumentacionin e kërkuar brenda 5 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes.

Njoftimi duhet të bëhet përmes një prej kanaleve zyrtare të kontaktit të TiRental:

Tel/WhatsApp: 00355 69 478 9157
Email: [email protected]

Mospërmbushja e këtyre detyrimeve dhe afateve mund të sjellë përjashtimin nga mbulimi i sigurimit dhe transferimin e përgjegjësisë financiare tek Qiramarrësi.

Detyrime dhe përgjegjësi të Qiramarrësit

  • Qiramarrësi mban përgjegjësi të plotë për çdo dëmtim të pjesëve të automjetit që nuk mbulohen nga sigurimi, sipas kushteve të kontratës.
  • Qiramarrësi është përgjegjës për përdorimin korrekt të automjetit, në përputhje me qëllimin e tij dhe kushtet e kontratës së qirasë, si dhe për kthimin e automjetit në gjendje të rregullt në përfundim të periudhës së qirasë.
  • Nëse automjeti dëmtohet për shkak të pakujdesisë, veprimeve të qëllimshme, përdorimit nën ndikimin e alkoolit ose drogës, udhëtimit të paautorizuar në rrugë të paasfaltuara, përdorimit jashtë kushteve të kontraktuara apo shkeljes së ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë, TiRental rezervon të drejtën të kërkojë kompensim të plotë për dëmet e shkaktuara.

Rregulla të përgjithshme

  • Automjeti nuk mund të përdoret jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim paraprak me shkrim nga TiRental.
  • Shkelja e kushteve të përcaktuara në këtë kontratë mund të çojë në zgjidhjen e menjëhershme të saj, mbajtjen e shumës së garancisë dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore për dëmshpërblim ndaj Qiramarrësit.
  • Shuma e garancisë (depozitës) kërkohet në fillim të qirasë dhe i kthehet qiramarrësit pas përfundimit të saj, nëse nuk është konstatuar dëmtim, shkelje e kontratës apo gjoba të papaguara.

Angazhimi i TiRental

TiRental mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbim me standardet më të larta në tregun shqiptar të qirasë së automjeteve. Me një flotë të përzgjedhur me kujdes, një politikë të qartë sigurimi dhe një marrëdhënie transparente me klientët, ne garantojmë siguri, korrektësi dhe mbrojtje të ndërsjellë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së qirasë.

Për çdo pyetje apo sqarim shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:
[email protected]
00355 69 478 9157