Albanian:
TiRental është një kompani e themeluar në Tiranë, Shqipëri, e specializuar në ofrimin e automjeteve me qira për periudha të shkurtra apo të gjata, për klientë vendas dhe të huaj. Ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë të sigurt, të rehatshme dhe të besueshme për çdo udhëtim, duke vendosur në fokusin tonë cilësinë e shërbimit, mirëmbajtjen teknike të automjeteve dhe transparencën me klientin.
TiRental operon mbi bazën e standardeve bashkëkohore të sigurimit dhe qirasë së automjeteve, duke garantuar qartësi dhe përgjegjësi të ndërsjellë përmes këtyre termave dhe kushteve
Përdorimi dhe përgjegjësia
Qiramarrësi është i detyruar të përdorë automjetin në përputhje me qëllimin e parashikuar dhe në respekt të plotë të kushteve të kontratës së qirasë, të lidhur ndërmjet palëve në momentin e krijimit të marrëdhënies kontraktore.
Automjeti nuk mund të përdoret për gara, për transport pasagjerësh apo mallrash me pagesë, si dhe për asnjë qëllim tjetër që bie ndesh me përcaktimet e kontratës së qirasë të lidhur ndërmjet palëve.
Ndalohet nënqiradhënia ose drejtimi nga persona të paautorizuar me shkrim nga Qiradhënësi.
Llojet e Sigurimit të Automjetit
- Full Insurance – Siguracion i Plotë
Siguracioni i plotë ofrohet si opsion shtesë dhe përfshihet vetëm në rast se zgjidhet nga klienti dhe paguhet tarifë shtesë përkatëse.Nëse përzgjidhet, kjo skemë sigurimi mbulon:
– Dëme të shkaktuara nga aksidente rrugore;
– Vjedhjen e automjetit;
– Gërvishtje në parkim të shkaktuara nga faktorë të jashtëm ose mjete të tjera.Pjesët që nuk mbulohen nga siguracioni i plotë:
– Gomat e automjetit;
– Pasqyrat anësore;
– Xhamat e automjetit. - Mini-Casko
Ky sigurim alternativ ofrohet si shtesë ndaj siguracionit TPL dhe përfshin:
– Mbulimin e dëmeve të shkaktuara automjetit të palës tjetër;
– Mbulimin e dëmeve të automjetit, deri në shumën 3,000 EUR, edhe në rastin kur qirramarrësi është përgjegjës për aksidentin;
– Ky sigurim zbatohet vetëm në rast aksidenti me një tjetër automjet, dhe jo për përplasje me mure, shtylla apo objekte të tjera të palëvizshme. - Sigurimi Bazë – TPL (Third Party Liability)
Të gjitha automjetet e TiRental janë të pajisura me siguracion bazë TPL, i përfshirë automatikisht pa kosto shtesë për klientin.
Ky sigurim mbulon dëmet e shkaktuara palëve të treta në rast aksidenti, por nuk mbulon dëmet ndaj automjetit të marrë me qira apo përgjegjësitë e tjera të qiramarrësit.
Procedura në Rast Aksidenti apo Dëmtimi
Qiramarrësi është i detyruar të:
- Njoftojë menjëherë TiRental në rast se ndodh një aksident apo dëmtim, pavarësisht shkallës së tij;
- Sigurojë raportin zyrtar policor për çdo incident;
- Respektojë afatin maksimal prej 5 ditësh kalendarike për të përfunduar të gjitha procedurat e raportimit dhe dokumentimit;
Njoftimi duhet të bëhet në një nga kontaktet zyrtare të mëposhtme të TiRental:
Tel/WhatsApp: 00355 69 478 9157
Email: [email protected]
Mospërmbushja e këtyre detyrimeve dhe afateve mund të sjellë përjashtimin e rastit nga mbulimi i sigurimit dhe transferimin e përgjegjësisë financiare te Qiramarrësi.
Detyrime dhe Përgjegjësi të Qiramarrësit
- Qiramarrësi mban përgjegjësi të plotë për çdo dëmtim të pjesëve të automjetit që nuk mbulohen nga siguracioni, sipas kushteve të kontratës.
- Qiramarrësi është përgjegjës për përdorimin korrekt të automjetit, në përputhje me qëllimin e tij dhe në respektim të kushteve të kontratës së qerasë lidhur mes palëve, si dhe për kthimin e tij në gjendje të rregullt në përfundim të periudhës së qirasë.
- Në rast se automjeti dëmtohet për shkak të pakujdesisë, përdorimit jashtë kushteve të përcaktuara në kontratë, ose në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë, TiRental rezervon të drejtën të kërkojë kompensim të plotë për dëmin e shkaktuar.
Rregulla të Përgjithshme
- Automjeti nuk mund të përdoret jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim paraprak me shkrim nga TiRental.
- Shkelja e kushteve të përcaktuara në këtë kontratë mund të çojë në zgjidhjen e menjëhershme të saj, mbajtjen e shumës së garancisë, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore për dëmshpërblim ndaj Qiramarrësit.
Angazhimi i TiRental
TiRental mbetet e përkushtuar të ofrojë një shërbim të standardeve më të larta në tregun shqiptar të qirasë së automjeteve. Me një flotë të përzgjedhur me kujdes, një politikë të qartë sigurimi dhe një marrëdhënie transparente me klientët, ne garantojmë siguri, korrektësi dhe mbrojtje të ndërsjellë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së qirasë.
Për çdo pyetje apo sqarim shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:
[email protected]
00355 69 478 9157
English:
TiRental is a company established in Tirana, Albania, specializing in providing short- and long-term vehicle rentals for both local and foreign clients. Our aim is to offer a safe, comfortable, and reliable travel experience, with a strong focus on service quality, technical maintenance of vehicles, and full transparency with our customers.
TiRental operates based on contemporary standards of insurance and car rental services, ensuring clarity and mutual responsibility through these terms and conditions.
Use and responsibility
The Renter is obligated to use the vehicle in accordance with its intended purpose and in full compliance with the terms of the rental agreement, signed by both parties at the time of establishing the contractual relationship.
The vehicle may not be used for races, for the paid transport of passengers or goods, or for any other purpose that conflicts with the provisions of the rental contract agreed upon by the parties.
Subleasing or operation of the vehicle by unauthorized persons, not expressly approved in writing by the Lessor, is strictly prohibited.
Types of Vehicle Insurance
- Full Insurance
Full insurance is offered as an optional add-on and is included only if selected by the client and paid for through an additional corresponding fee.
If selected, this insurance covers:
– Damages resulting from road accidents;
– Theft of the vehicle;
– Scratches caused while parked due to external factors or other vehicles.
Parts not covered by full insurance include:
– Vehicle tires;
– Side mirrors;
– Vehicle windows. - Mini-Casco
This alternative insurance is offered in addition to the standard TPL insurance and includes:
– Coverage for damages caused to the third party’s vehicle;
– Coverage for damage to the rented vehicle up to the amount of EUR 3,000, even in cases where the renter is at fault for the accident;
– This insurance applies only in the event of a collision with another vehicle, and not with walls, poles, or other stationary objects. - Basic Insurance – TPL (Third Party Liability)
All TiRental vehicles are equipped with basic TPL insurance, which is automatically included at no additional cost to the client.
This insurance covers damages caused to third parties in the event of an accident, but it does not cover damages to the rented vehicle itself or other responsibilities of the renter.
Procedure in Case of Accident or Damage
The Renter is required to:
- Immediately notify TiRental in the event of any accident or damage, regardless of its severity;
- Secure the official police report for every incident;
- Respect the maximum deadline of 5 calendar days to complete all reporting and documentation procedures.
Notification must be made through one of TiRental’s official contact channels listed below:
Tel/WhatsApp: 00355 69 478 9157
Email: [email protected]
Failure to comply with these obligations and deadlines may result in exclusion from insurance coverage and the transfer of financial liability to the Renter.
Obligations and Responsibilities of the Renter
- The Renter bears full responsibility for any damage to parts of the vehicle not covered by insurance, in accordance with the terms of the contract.
- The Renter is responsible for the correct use of the vehicle, in line with its intended purpose and in compliance with the rental agreement signed between the parties, and for returning the vehicle in proper condition at the end of the rental period.
- In the event that the vehicle is damaged due to negligence, use outside of the agreed contractual terms, or in violation of applicable laws of the Republic of Albania, TiRental reserves the right to demand full compensation for the damages incurred.
General Rules
- The vehicle may not be used outside the territory of the Republic of Albania without prior written authorization from TiRental.
- Violation of the conditions specified in this contract may result in its immediate termination, retention of the security deposit, and initiation of legal action for compensation against the Renter.
TiRental’s Commitment
TiRental remains committed to offering the highest standard of service in the Albanian car rental market. With a carefully selected fleet, a clear insurance policy, and a transparent relationship with clients, we ensure safety, fairness, and mutual protection throughout the entire duration of the rental agreement.
For any questions or further clarification, please contact us at:
[email protected]
00355 69 478 9157